Tregu i zi po “vlon” nga biletat e ndeshjes Kosovë – Spanjë
Edhe pse nuk kishte në shitje asnjë biletë për ndeshjen me Spanjën, megjithatë ato janë përhapur në faqet online të internetit.
Biletat që janë dhënë falas për “Dardanët” kanë dalë në shitje në tregun e zi.
Në grupet e shitblerjes online po qarkullojnë bileta të tribunës perëndimore. /IndeksOnline/


