75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / P M

​Tregu në ethe, a po nis rikthimi agresiv i Bitcoin?

Çmimi i Bitcoin ka reflektuar një përmirësim modest sipas të dhënave më të fundit në treg. Vlera aktuale e Bitcoin qëndron rreth 92 mijë e 700 dollarë, me rritje prej afërsisht 2.5 për qind brenda ditës.

Sipas vlerësimeve të përditësuara nga analistët e tregut, norma e volumit të tregtimit dhe likuiditeti ditore tregojnë se Bitcoin mund të vazhdojë luhatjet brenda diapazonit 91 mijë e 400 deri 94 mijë e 200 dollarë në ditët e ardhshme, përderisa klima globale ekonomike dhe flukset nga fondet ETF mbeten faktorë kryesorë nxitës.

Megjithatë, disa shtëpi financiare institucionale kanë ulur pritshmëritë afat-gjata për BTC — për shembull, Standard Chartered kohët e fundit reduktoi objektivin e tij të çmimit për fundvitin 2025 nga 200 000 USD në 100 000 USD, duke argumentuar se kërkesa institucionale dhe “trezorive digjitale” ka humbur hov, raporton Business Inside, transmeton KosovaPress.

Në kontekstin e kësaj luhatshmërie, tregtarët dhe investitorët po përqëndrohen në tre parametra kyç: flukset e ETF-ve, sjelljen e “valëve të mëdha” (ëhales) dhe ndikimin e politikave monetare globale — elementë që mund të përcaktojnë nëse BTC do të konsolidohet mbi 90 mijë dollarë ose të provokojë rënie më të thellë.