75 Mall Live Search
12:19 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Treguesi më i mirë, që ushtroni me ngulm në palestër

Ata të cilët përpiqen kot dhe pa sukses që të skalitin pllakëzat në stomak mund të pushojnë pak, sepse ato më nuk janë kriter i rëndësishëm i cili zbulon që ushtroni tepër shumë në palestër

Pas intervistës së trajnerit personal dhe modelit Elias Karmel për revistën “Details”, janë vendosur standarde të reja.

“Venat e dukshme janë pllakëza të reja!”

Trofeu i ri dhe i duhur kur është fjala për ushtruesit seriozë dhe adhuruesit e palestrave janë venat e dukshme.

Më e rëndësishme është vena cefale, e cila shkon nga shuplaka e dorës deri te supet, nëpërmjet bicepsit.

Kur mund ta shihni dikë me atë venë, mbase pyesni veten”

“O njeri, ky vërtet është në formë”, thotë ai.

Çdo model i cili ndonjëherë ka marrë pjesë në ndonjë fushatë për shtëpinë Calvin Klein e ka atë venë.

Kjo është paksa pyetje rituale, mirëpo nëse ajo shihet, duart nuk ju janë mjaft të mira”, thotë trajneri personal nga New Yorku, Andrew Ginsburg.

Venat e tjera janë ato në kuadricepse dhe në anën e brendshme të pulpave, ndërsa vetëm të rrallët mund të shpresojnë të kenë vena të dukshme nën brezin e Adonisit, të cilat janë të njohura si brinj djalli.

Vetëm të përmendim që numri i përsëritjeve të ushtrimeve për duar nuk ka kurrfarë ndikimi në dukshmërinë e venave, por për t’u dukur kjo venë, yndyra duhet patjetër të jetë më pak se 15 për qind e peshës së përgjithshme trupore.