22:05 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tregut të akulloreve në Kosovë, i shtohet edhe një brend gjerman!

Tregut të akulloreve në Kosovë sot i është shtuar edhe një brend gjerman, është akullorja “Romeo and Giulia”, produkt i kompanisë gjermane “Lumen” që vjen për herë të parë në Kosovë, me pikë shitëse në një qendër tregtare në Prishtinës.

Hapja dhe promovimi i kësaj akulloreje u bë sonte me një shfaqje për fëmijë të interpretuar nga Fisnik Ademi dhe Dhurata Lipovica.

Pronari i kësaj pike, Pleurat Vokshi tha se përveç akullores së re, ata kanë sjellë nga kompania “Lumen” edhe risi të tjera, siç janë makinat e akullores së butë, të cilat sterilizohen në mënyrë automatike.

“Brendi ‘Romeo and Giulia’ është një brend gjerman prej kompanisë ‘Lumen’, e cila është edhe prodhuese, një korporatë e cila  është prodhuese për makinat e akullores ‘soft ice cream’, do të thotë akullore të butë edhe që është e vetmja, e cila e ka shpik edhe pasterizimin me këto makina, do të thotë pasterizohet landa e parë, gjithashtu makinat sterilizohen në mënyrë automatike dhe funksionojnë me sistem të mbyllur. Do të thotë, për këtë arsye, mund të themi shlirë që është një kompani, e cila ka fituar shumë çmime për sa i përket higjienës, po ashtu dizajnit dhe është një brend premium”, ka thënë Vokshi.

Ndërsa drejtori i Kompanisë  “Lumen GMBH”, Rainer Stoecker tha se si kompania e parë që kanë bërë pasterizimin e lëndës së parë të akullores, ata janë kujdesur që të të kenë prioritet higjienën dhe kualitetin e produkteve të tyre.

“Firma jonë ‘Lumen’ është më shumë se 50 vite. Dhe kjo firmë është e para që e ka bërë pasterizimin dhe për këtë e kanë marrë një librezë, dhe çdo vit është zhvilluar produkti që konsumatorëve t’i ofrojnë kualitet. Higjiena dhe kualiteti e kanë vendin e parë në firmën tonë dhe gjithçka që bëjmë është prej Gjermanisë”, ka thënë Stoecker.

Pika e parë e kësaj akulloreje është hapur në Prishtinë, por Vokshi ka thënë se janë duke punuar për ta zgjeruar këtë biznes edhe në vendet e tjera të Kosovës.