75 Mall Live Search
22:47 / E Diele, 11 Dhjetor 2022 / AR

Trejsi Sejdini ‘thumbon’ keq Feron

Një nga të ftuarat e sontme të “Zemër Luana” është edhe Trejsi Sejdini.

Miss-i shqiptar u vendos në një sfidë përballë reperit të famshëm Bardhi, ku dyshja duhet të zbulonin sekretet e bashkëpuntorëve të tyre ose duhet të pinin shots-in, duke humbur pikë nga sfida e tyre.

Një nga personazhet që Trejsi duhet të zbulonte sekrete ishte reperi Fero dhe Sejdini vendosi të reagonte duke e thumbuar kështu: “Kush është ky? Nuk e njoh!”

Kujtojmë se dyshja dikur shiheshin bashkë, pasi Trejsi ka qenë edhe protagoniste në klipin e Feros, por si duket tani ata nuk flasin dhe ka një hatërmbejte mes tyre.