Trekëndëshi Juve-Inter-Sassuolo ndez merkaton e dimrit
Juventusi po punon për të afruar Davide Frattesin dhe Tarik Muharemoviq mund të jetë nyja që zhbllokon gjithçka. Interi vlerëson mesfushorin rreth 30 milionë euro, ndërsa Sassuolo kërkon 25 milionë për mbrojtësin boshnjak, për të cilin bardhezinjtë kanë një komision 50% nga një shitje e ardhshme. Kjo ul ndjeshëm koston e operacionit dhe e afron Frattesin me Torinon.
Luciano Spalletti e dëshiron Frattesin për ndikimin e tij pranë portës, duke kujtuar edhe shifrat me Kombëtaren: “Shtatë gola në 22 paraqitje”. Vetë lojtari kërkon më shumë hapësirë pas konkurrencës në Milano dhe sheh te Juventusi ambientin e duhur për t’u rikthyer protagonist, me synimin për të siguruar vendin te azzurrët për Botërorin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, Interi sheh te Muharemoviqi profilin ideal për të përforcuar mbrojtjen. 22-vjeçari pëlqehet nga Chivu, është i mësuar me Serie-n A dhe në rritje, çka e bën një investim “tani ose kurrë”. Alternativa mbetet një huazim i Frattesit me detyrim blerjeje në rast kualifikimi të Juves në Ligën e Kampionëve. Dy rrugë, një qëllim, gjithçka varet nga vullneti për ta mbyllur marrëveshjen.

