15:48 / E Hënë, 13 Mars 2023 / k.v

Tremujori i fundit 2022/ Deputetët shpenzuan afër 30 mijë euro për bileta aeroplani (Dokument)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vetëm në tre muajt e fundit të vitit 2022 kanë shpenzuar afër 30 mijë euro për bileta aeroplani.

IndeksOnline ka siguruar raportin e Kuvendit të Kosovës me shpenzimet tre mujore të deputetëve ku vetëm në një udhëtim të realizuar me 17 tetor, deputetët shpenzuar 6 482 euro.

Agjensioni Turistik “Altavia Travel SHPK” është kontraktuar nga Kuvendi për udhëtimin e deputetëve, respektivisht me bileta aeroplani.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është ndarë në një rubrikë të raportit, i cili me 5 dhjetor 2022 figuron që ka shpenzuar 926.7 euro.

Raporti është prej datës 01.10.2022 deri me datën 31.12.2022 i cili përfshinë ‘Shpenzime të udhëtimit zyrtarë- Bleta’./IndeksOnline/