10:02 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Trenat futen në të njëjtën hekurudhë, së paku 12 të vdekur

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pasi dy trena u përplasën në Bangladeshin Lindor në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur t’i tërheqnin të mbijetuarit nga rrënojat.

Ndërkohë raportohet se numri i viktimave mund të rritet. Udhëtarët kanë mbetur nën vagonë.

Incidenti ndodhi në rrethinën Brahmanbaria, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Dhaka.

Një tren po udhëtonte nga Sylheti drejt qytetit bregdetar jugor Chittagong, kur u përplas me një tren që udhëtonte nga Chittagongu në drejtim të Sylhetit.

Dy trenat u përplasën në stacionin hekurudhor Mondobhag rreth orës lokale 03:00.

Trenat u futën në po të njëjtën hekurudhë.