12:50 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Trend klishe/ Këngët që u bënë hit dedikuar “Katileve”

Artistët shqiptar po kujdesën që të sjellin projekte muzikore, me të cilat po bëjnë për vete shumë fansa.

Një fjali e cila po përdoret dhe po kryeson në titujt e shumë projekteve është “Katile”, shkruan Indeksonline.

Me një hulumtim në “Youtube” shohim se kënga e cila ka nisur këtë trend është projekti nga Ento Engjujt.

Projekti “Sa katile” është lansuar me 31 korrik të vitit 2012.

Pas tyre renditet Edona Llalloshi, e cila ka publikuar këngën “Moj Katile” më 2 dhjetor po të njëjtit vit.

Edhe reperi Majk lansoj këngën “Katile” më 18 maj të vitit 2017. Kjo këngë ende dëgjohet nga fansat e tij.

Edhe Gjesti i ka kënduar “Katiles”. Projektin e lansoi më 17 nëntor 2021.

Donjeta Morina solli një këngë me të njëjtin titull. Kënga u publikua me 28 dhjetor 2021.

Një tjetër projekt i cili po dëgjohet dhe ka bërë “Boom” është ai mes Deyzoh ft. Florian Tufallari. Dyshja këngën e lansuan më 23 qershor 2022.

Këtij trendi i hyri edhe artisti Marsel, i cili solli “Katile-n” me 28 qeshor 2022.

Një projekt i tillë u publikua edhe nga reperi Don Xhoni. “Katile” titullohet kënga e cila u publikua me 08 korrik 2022.

Si dhe së fundmi u publikua projekti me titullin “Katile” nga Bardhi, Aida Doçi Florian Tufallari. Kënga u lansua më 24 qeshor 2022 dhe po pëlqehet mjaftë nga fansat./Indeksonline/