75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / S Z

Trendafilova tregon sot zhvillimet e fundit publike të procedurave

Kryetarja e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, sot informon mediat mbi zhvillimet e fundit publike të procedurave.

Ajo këtë pritet ta bëjë përmes platformës Zoom, nga ora 15:00, përcjell Klankosova.tv.

Trendafilova ishte për një vizitë në Kosovë, muajin e kaluar. Ajo u takua me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t’u dhënë informata në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të gjykatës.