19:39 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Trendafilova vjen për të informuar rreth punës së Gjykatës Speciale

Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Gjatë vizitës, Trendafilova do të mbajë gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuara.

Gjatë veprimtarisë informuese, kryetarja dhe administratorja do të prezantojnë strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pas prezantimit, do të vijë një seancë pyetje-përgjigjesh me përfaqësues të shoqërisë civile.

Veprimtaria informuese dhe ndërgjegjësuese do të mbahet të enjten.