19:50 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / AR

“Trendi” i ndaljes së veturave me alarm të rrejshëm të Policisë, ja rasti tjetër

Kohëve të fundit është bërë njëfarë “trendi” që të ndalohen veturat me alarm të rrejshëm të Policisë. Mirëpo ky veprim mashtrues është i dënueshëm nga autoritetet.

Indeksonline ka siguruar një video tjetër teksa shihen të rinjtë që ndalin një veturë me targa “02”, me alarm të rremë.

Ky veprim mashtrues ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë.

I tërë rasti është incizuar nga ata por që padyshim më vonë do i bien pishman.

Kujtojmë që së fundi për një rast të njëjtë është arrestuar një i ri./Indeksonline/