Trendi i rikthimit në kohë, Sellma poston fotografinë me Dua Lipën
Grimerja e njohur, Sellma Kasumoviq, i është bashkuar trendit në rrjete sociale, përmes të cilit po ndahen momente të një dekade më parë, – vitit 2016.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka postuar fotografi dhe video nga çastet kulminante të atij viti, shkruan IndeksOnline.
Në mesin e tyre është edhe fotografia dhe video me artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Sellma po ashtu ka postuar edhe fotografi me dy grimeretmë të njohura në botë, Huda Kattan dhe Anastasia Soare./IndeksOnline/

