75 Mall Live Search
12:40 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / A. M.

“Treni bullgar”, prokuroria dhe policia nis hetimet për një rast në Gjakovë

Institucionet e sigurisë dhe drejtësisë janë duke hetuar një rast të keqpërdorimit të votës në Gjakovë.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe Policia janë duke hetuar rastin e një qendre të votimit në shkollën fillore “Zekiria Rexha”.

Saktësisht, bëhet fjalë për qendrën “02-07” ku dyshohet për trenin bullgar.  Kësisoj, aty dyshohet po ashtu edhe për 2 flet votime të cilat ishin të foto-kopjuara.

Lidhur me këtë rast kishte reagime edhe nga eksponent të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tyre, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy qendra të votimit njëra ne shkollën “Zekeria Rexha” dhe tjetra në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.  /Indeksonline/