75 Mall Live Search
21:21 / E Diele, 27 Korrik 2025 / FR

Treni del nga shinat/ Gjermani, humbin jetën disa persona

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane.

Policia i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se të paktën tre persona u plagosën gjithashtu në aksidentin pranë Riedlingen pranë Stuttgartit në jugperëndim. Raportet thonë se pak më parë në zonë kishte pasur një stuhi.

Rreth 100 persona ndodheshin në tren kur të paktën dy vagona dolën nga shinat në një zonë pyjore rreth orës 18:10 sipas orës lokale, raportoi DPA.

Kancelari gjerman Freidrich Merz tha se “ndjeu zi për viktimat” dhe u ofroi “ngushëllimet e tij më të thella” familjeve të tyre në një postim në X.

Ai tha se ishte në kontakt të ngushtë me ministrat e brendshëm dhe të transportit dhe u kishte kërkuar atyre që t’u ofrojnë shërbimeve të emergjencës gjithë mbështetjen që u nevojitet.

Imazhet e përplasjes tregojnë vagonët e kthyer përmbys dhe prani të madhe të shërbimit të emergjencës. Pemë të rrëzuara mund të shihen edhe në vendngjarje.

Raportet thonë se treni po udhëtonte në një itinerar prej 90 km midis Sigmaringen dhe Ulm.