Treni del nga shinat në Indi, raportohet për viktima

Të paktën një pasagjer ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar pasi 11 karroca të një treni dolën nga shinat në shtetin indian të Odisha të dielën.
Treni po udhëtonte nga qyteti Bengaluru i Indisë jugore drejt qytetit të Kamakhya, kur doli nga shinat në mes të udhëtimit në orën 11:54 të mëngjesit, shkruan The Independent.
Raportohet se qindra pasagjerë mbetën të bllokuar në shinat hekurudhore.