Treni godet një grua në Lutogllavë të Pejës
Rreth orës 13:00 sot, një femër është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë, Komuna e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai nuk ka konfirmuar për gjendjen e gruas, ndërsa detajet tjera rreth rastit do të publikohen më vonë./Indeksonline/