Treni godet një veturë në Ujmir të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku mes një treni dhe veture ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës.
Nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për “Indeksonline” se si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për t’iu ofruar ndihma mjekësore.