75 Mall Live Search
12:56 / E Enjte, 26 Janar 2023 / k.v

Treni godet veturën në Klinë, një person i lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në Klinë, raporton IndeksOnline.

Treni i linjës Pejë-Prishtinë ka goditur një veturë ku shoferi i saj ka pësuar lëndime trupore.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihet e dëmtuar vetura dhe treni i ndalur.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se në këtë vend janë të shpeshta aksidentet mes trenit dhe automjeteve./IndeksOnline/