13:12 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Treni godet veturën, në Pejë

Treni ka goditur një veturë në fshatin Lutogllavë të Komunës së Pejës.

Vetura e tipit “Golf”, është demtuar, ndërsa ende nuk dihet për të lënduar.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se pas rastit, udhëtarët janë shqetësuar me ç’rast kanë dalë në dritare.