75 Mall Live Search
10:59 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / Gj Sh

”Treni i fundit” për Xabi Alonson

Pozita e Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit është vënë seriozisht në pikëpyetje.

Trajneri spanjoll rrezikon shkarkimin në rast se skuadra madrilene nuk arrin fitore në ndeshjen e sotme ndaj Alavesit, shkruan IndeksOnline.

Pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit dhe paraqitjeve jo bindëse në La Liga, drejtuesit e klubit kanë humbur durimin.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, fitorja është kusht i domosdoshëm për vazhdimin e Alonsos në krye të skuadrës.

Real Madridi ndodhet aktualisht nën presion të madh, pasi ka humbur terren në garën për titull dhe kritikat ndaj trajnerit janë shtuar ndjeshëm, si nga tifozët ashtu edhe nga media spanjolle.

Përballja ndaj Alavésit pritet të jetë vendimtare jo vetëm për objektivat e sezonit, por edhe për të ardhmen e Xabi Alonsos në “Santiago Bernabéu”./IndeksOnline/