75 Mall Live Search
14:19 / E Premte, 29 Maj 2026 / KV

Treni i linjës Pejë-Prishtinë aksidenton një automjet në Fushë Kosovë (Foto)

Një aksident hekurudhor ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku treni i linjës Pejë–Prishtinë është përplasur me një automjet.

Sipas informacioneve fillestare, automjeti dyshohet se nuk është ndalur në vendkalimin hekurudhor në momentin kur po kalonte treni, duke shkaktuar aksidentin.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit apo personave të përfshirë në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Për shkak të procedurave hetimore, treni vazhdon të qëndrojë i ndalur deri në përfundimin e ekzaminimeve nga organet kompetente. /IndeksOnline/