75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / B O

Treni i parë eksportues i nisur nga Turqia mbërrin në Kinë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu njoftoi se treni eksportues që u nis nga Stambolli ka përfunduar pa ndërprerë udhëtimin e tij në qytetin Xi‘an të Kinës.

“Treni ynë eksportues drejt Kinës përfundoi pa ndërprerë udhëtimin e tij nga rajoni Çerkezköy i Stambollit për në qytetin Xi‘an të Kinës.

Treni eksportues në Kinë i cili i përcolli botës fuqinë logjistike të Turqisë në çdo qytet ku ai kaloi, është fitorja jonë në transportin hekurudhor”
, tha ministri Karaismailoğlu në një postim nga llogaria e tij në Twitter. /IndeksOnline/