23:20 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Treni me qindra vagonë ecën 92 km pa shofer

Një tren në Australi realizoi udhëtimin që askush në botë nuk e ka bërë deri më tani.

Me siguri keni dëgjuar për veturat pa shoferë, por asnjëherë për një tren që ecën pa u ndal me dhjetëra kilometra, raporton CNN, transmeton Indeksonline.

Shoferi i këtij treni u largua nga kabina e tij për të shikuar diçka në kamionçinë, por mjeti transportues papritur filloi të lëviz.

Ky tren me 4 lokomotiva e 268 vagonë, ka qarkulluar pa pengesë 92 kilometra, derisa fatmirësisht nuk kishte asnjë njeri brenda tij.

Siç njoftoi zyra e Sigurisë së Transportit të Australisë (ATSB), treni ishte i ngarkuar ne xehe të hekurit dhe udhëtoi në tërë Australinë Perëndimore.

Raportohet se dëmi që ka pësuar treni nga një goditje që e ndaloi atë është i lartë, por që fati deshi që mos të ketë të lënduar. Kompania BHP Billinton ka konfirmuar se pas këtij rasti, ka pezulluar të gjitha operacionet hekurudhore të hekurit. /Indeksonline/

 

 

Temat: