Treni përplas makinën në Gjermani, vdes shoferi

Në Gjermani, një tren rajonal në Nordbahn është përplasur me makinën në të cilën gjendeshin dy persona.
Aksidentit nuk i mbijetoi shoferi i makinës, ndërkaq pasagjer në makinë u plagos rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spital, shkruan Bild.
Zjarrfikësit dhe policia federale iu përgjigjën vendit të aksidentit.
Ndëra është bërë e ditur se 50 pasagjerët që ishin në tren nuk u lënduan.
Departamenti i zjarrfikësve evakuoi trenin dhe transportoi pasagjerët me autobus në stacionin më të afërt.