Trent Alexander-Arnold rikthehet në ”Anfield”!

Nga muaji qershor, Trent Alexander-Arnold, është transferuar nga Liverpuli te skuadra e Real Madridit.
Mbrojtësi anglez ishte një nga futbollistët më të dashur te tifozët e Liverpulit, shkruan IndeksOnline.
Por disa muaj pas këtij transferimi të madh, 26-vjeçari do të rikthehet përseri në stadiumin ”Anfield”.
Sot gjatë shortit të Champions League, fati deshi që Real Madridi do të përballet me Liverpulin, në një nga ndeshjet e fazës së grupeve.
Ndeshja do të zhvillohet në ”Anfild” dhe padyshim që do të jetë emocionues për Arnold, i cili do të përballet me skuadrën e zemrës, me të cilën luaji plot nëntë vite, e po ashtu emocionues do të jetë edhe për tifozët e Liverpulit./IndeksOnline/
