Trent Arnold për Valverden: Është shumë i nënvlerësuar…!
Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, ishte protagonisti absolut në fitoren e madhe të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt në Champions League, duke realizuar një hat-trick dhe duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.
Valverde zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në mesfushë dhe në sulm, duke shënuar tre gola që i dhanë Real Madridit një fitore të rëndësishme ndaj skuadrës së Pep Guardiolës. Performanca e tij u vlerësua gjerësisht nga tifozët dhe analistët e futbollit.
"He's the most underrated footballer on the planet and has been for years."
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 11, 2026
Trent Alexander-Arnold is reacts to Fede Valverde's Man of the Match performance against Man City 🔥 pic.twitter.com/sh7PKGFuA3
Pas ndeshjes reagoi edhe mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold, i cili lavdëroi mesfushorin uruguaian për paraqitjen e tij.
“Ai është futbollisti më i nënvlerësuar në planet dhe ka qenë për vite me radhë”, u shpreh Arnold
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Etihad”./Indeksonline/

