Trepça ’89 akuzon ish-futbollistin për konfliktin e shkaktuar mes tifozëve mitrovicas dhe lojtarëve prishtinas

Trepça ’89 ka humbur ndeshjen ndaj Prishtinës në javën e 22-të të Superligës së Kosovës.
Por jo gjithçka mirë ka shkuar edhe pas ndeshjes, pasi u veçua një përplasje në mes tifozëve të Trepçës ’89 dhe lojtarëve të Prishtinës, e që përplasja ka ndodhur me futbollistin Lumbardh Dellova, njëherit ish-futbollisti i klubit mitrovicas.
Para pak çastesh ka reguar edhe klubi mitrovicas, Trepça ’89 përmes një komunikate ka akuzuar Dellovin për mos-edukatë
Postimi i plotë:
“Nuk është e thënë të jesh sportist e të mos kesh EDUKATË.
Nuk e din se ku të qojnë valët e jetës, sot ke vesh fanelë e këtij klubi, nesër ndoshta ndonjë tjetër.
Jeni pasqyrë e gjeneratave të reja.Marre të keni.
Lumbardh Dellova bënë gjestë të pahijshëm ndaj Kryesisë së KF TREPÇËS’89, pa asnjë shkak pa asnjë arsye, e përkundrazi Kryesia i dalin në mbrojtje”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89