Trepça ’89 – Ballkani, mësohet data kur do të luhet ndeshja e shtyrë nga xhiro e tretë

Dueli mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit ishte paraparë të luhet më 24 gusht në kuadër të xhiros së tretë në Albi Mall Superligë.
Kjo ndeshje ishte shtyrë shkaku i angazhimeve të kampionëve në fuqi të Kosovës në grupet e Ligës së Konferencës.
Por kjo ndeshje tanimë është vendosur për tu luajtur dhe këtë e ka konfirmuar trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.
“Ne kemi marrë konfirmimin se ndeshjen e fundit e kemi më 30 nëntor me Ballkanin”, ka deklaruar Idrizi në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10.
Gjithsesi ende FFK nuk ka informuar publikun për datën dhe pritet të bëhet e ditur ditëve të ardhshme.