75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Trepça ’89 dhe Ballkani përballen sot në Superligë

Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet një ndeshje e mbetur në Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 dhe Ballkani do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’.

Ky takim i takonte xhiros së tretë, por ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Evropë.

Përveç lojës me Trepçën, Ballkanit i mbeten edhe dy lojë, ajo me Llapin që do të zhvillohet me 4 dhjetor dhe atë kundër Prishtinës me 11 dhjetor. /IndeksOnline/