75 Mall Live Search
15:53 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Trepça 89, Drenica, Flamurtari apo Llapi, kush do të bije nga Superliga e Kosovës?

Në Superligën e Kosovës përveç luftës për titull, interesante është edhe lufta për mbijetesë.

Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe 3 ndeshje, kurse katër skuadra janë të rrezikuara për të rënë nga Superliga, transmeton Indeksonline.

Trepça 89 është në pozitën e 9-të dhe më e rrezikuara. Ata kanë 35 pikë, 3 më pak se Drenica që gjendjet në pozitën e tetë.

Përveç Trepçës dhe Drenicës, të rrezikuara për të rënë nga liga matematikisht janë Flamurtari dhe Llapi.

Ekipi nga Prishtina ka 40 pikë, kurse ai nga Podujeva 42 pikë. Rreziku është ende aktual për këto dy skuadra.

Trepça 89 dhe Llapi takohen në ndeshjen e ardhshme dhe fitorja është domosdoshme për dy ekipet.

Në rast se fiton Trepça 89, atëherë rritë mundësitë për të mbijetuar, kurse nëse Llapi humb atëherë e rrezikon vetvetën./Indeksonline/