Trepça ’89 e tronditur me faktet që ka prezantuar Llapi, kërkon që të ndërhyjnë organet e drejtësisë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka akuzuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi se ka uzurpuar FFK-në dhe në uebfaqen e Federatës po shpërndanë të pavërteta,
Në përkrahje të skuadrës nga Podujeva ka dalë edhe Trepça ’89 që ka kërkuar nga organet e drejtësisë të ndërhyjnë nga parregullsitë që o bëhen në Federatë.
Ky është reagimi i Trepça ’89:
REAGIM
I shqtesuar dhe tronditur nga faktet qe prezantoi KF Llapi, rreth manipulimeve, te pavertetave dhe hutimit te opinionit nga ana e FFK’se.
Kerkoje nga organet e FFK’s qe urgjentisht ti nderprej te gjitha kontratat e dyshimta qe ka lidhe kohen e fundit Agim ADEMI, ti publikoj kontratat dhe marreveshjet e nenshkruara te apostrofuara sot, te deshmohen me fakte shpenzimi i mjeteve te uefas posaqeriaht ato te solidaritetit, ne rast te kundert ftojme organet hetuese te fillojne hetimet dhe personat qe kane devijuar keto mjete ta marrin verdiktin e merituar.
Kujdes Po
Panik Jo
Me shpresë se do të kemi ndryshime
Presidenti i KF TREPÇA’89
z. Abedin Zeka BEKI