Trepça ’89 i dha leksione Gjilanit sot, “Skifterat” kërkon dorëheqje tjera

Janë mbyllur para pak çastesh dy duelet e ditës së sotme në Superligë.
Skuadrat vendase kanë shënuar fitore, për të vazhduar rrugëimin e tyre drejt objektivave.
Trepça’89 shënoi fitore bindëse 3-0 përballë Gjilanit. Nikoqirët që nga minuta e parë i dhanë shkollë ekipit të Sherifit, për të korrur sukses në fund.
Arbnor Muja në minutën e 21′, Sie në të 72’tën e Nimani dhjetë minuta më vonë, mjaftuan për këtë fitore tejet të vlefshme.
Pas humbjes së Gjilanit, tifogrupi “Skifterat” kanë reaguar ashpër në llogarinë e tyre, kundër klubit “kuqebardhë”, duke shkruar se i ka humbur orientimi
“Humbje e turpshme në Mitrovicë!
Ky ekip ka humbur orientimin, lojë pa ndjenja dhe e papërgjegjshme, menaxhim pa ide që po sjell gjendje katastrofike përkundër investimeve! Dorëheqjet duhet të vazhdojnë, një ekip profesional futbolli nuk udhëhiqet sikur të jetë ekip turniresh! Kemi nevojë për kuadro profesionale që zhvillojnë politikat e duhura në klub, të cilat po mungojnë edhe pas kaq vitesh”, thuhet në postimin e “Ultras Skifterave”.