75 Mall Live Search
17:12 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Trepça 89 kalon në epërsi ndaj Dukagjinit

Janë duke u zhvilluar katër ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligë.

Në Klinë, skuadra e Trepçës 89 ka arritur të kaloj në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes.

Muharrem Jashari pasi pranon një top të bukur brenda zonës nga Florent Abdylit, gjuan për mrekulli dhe realizon për 0-1.

Kujtojmë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për skuadrën nga Mitrovica në luftën për mbijetës./IndeksOnline/