75 Mall Live Search
12:20 / E Diele, 16 Tetor 2022 / Gj. Sh

Trepça ’89 – Llapi, formacionet zyrtare

Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Llapit në javën e 11-të të ALbiMall Superligës së Kosovës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Riza Lushta” në Mitrovicë, më fillim nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.

Trepça ’89 vjen në këtë takim pas humbjes javën e kaluar nga Drita me rezultat 3-1.

Në anën tjetër, skuadra e Llapit ka fituar në ndeshjen e fundit ndaj Drenicës me rezultat 3-2.

Formacionet Zyrtare:

Trepça ’89: Prince; Muja, Dushi, Rexhaj, Nimani, Sahiti, Sekiraqa, Dedia, Rrahmani, Aweworlorna, Mba.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Maliqi, Emini, Rivera, Krasniqi, Fernandinho, Shabani, Neto, Progni, Alidema./IndeksOnline/