75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Trepça ’89 merr fitore të madhe ndaj Drenicës

Trepça ’89 ka marrë një fitore të madhe në javën e 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica mposhti Drenicën me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar futbollisti Armen Gashi në minutën e 77-të.

I njëjti futbollist menjëherë është ndeshkuar me karton të kuq pasi gjatë festës hoqi fanellën.

Me këtë fitore Trepça ’89 ka shkuar në koutën e 15 pikëve duke u renditur në vendin e nëntë, kurse Drenica ka dy pikë më shumë dhe ndodhet në vendin e pestë në tabelë./IndeksOnline/