Trepça ’89 merr tri pikë të plota në derbi ndaj Lirisë së Prizrenit

Skuadra e Trepçës ’89 ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë në futbollin kosovar.
Ekipi nga Mitrovica e ka mposhtur në shtëpi 2:1 Lirinë e Prizrenit, shkruan Indeksonline
Ardian Hasani ishte heroi i klubit mitrovicas me dy golat e shënuara.

Me këtë fitore, Trepça e Gani Sejdiut shkon në kuotën e katër pikëve, kurse Liria mbetet me tri pikë./Indeksonline/