75 Mall Live Search
15:06 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / C E

Trepça ’89 mposht Besën, tri pikë të arta në luftën për mbijetesë

Trepça ’89 ka mposhtur Besën me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.

Mitrovicasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar tri gola të shpejtë.

Berisha shënoi golin e parë në minutën e katërt duke u ndjekur më pas me dy golat e shënuar nga Darwish në minutën e 22-të dhe 25-të.

Pejanët shënuan dy gola për të rihapur ndeshjen me Tahirin në minutën e 43-të dhe Marques Da Silva në minutën e 52-të.

Golin e katërt për Trepça ’89 e shënoi Berisha në minutën e 67-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Trepça ’89 është në vendin e shtatë me 17 pikë derisa Besa është e fundit në tabelë me 6 pikë. /IndeksOnline/