75 Mall Live Search
19:39 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Trepça 89 mposht Flamurtarin, ngritet në vendin e gjashtë

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Trepçës 89 ka arritur ta mposhtë Flamurtarin me rezultat 0 me 2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku tanimë skuadra e Flamurtarit do ti luaj ndeshjet si vendas.

Loja më mirë nisi për Flamurtarin të cilët krijuan më shumë raste për gol në pjesën e parë, mirëpo që nuk arritën të shënonin

Pjesa e dytë nisë më mirë për mysafirët të cilët shënuan qysh në minutëne 49 me anë të Hernan, ndërkaq që ishte Diawara ai i cili shënoi për rezultatin përfundimtar.

Trepça 89 renditet në vendin e 6 me 28 pikë, ndërsa Flamurtari me këtë humbje zbret në pozitën e 9 me 26 pikë.