Trepça ’89 paralajmëron përforcime nga jashtë

Trepça ’89 nuk do të qëndrojë duarkryq në afatin kalimtar të janarit.
Presidenti Abedin Zeka thotë se ekipi është i interesuar të përforcohet me 2-3 lojtarë.
“Jemi në bisedime me disa futbollistë. Presim që të përforcohemi me 2 apo 3 lojtarë. Mund të jenë lojtarë të huaj apo shqiptarë që kanë luajtur jashtë” deklaroi Zeka për Indeksonline.
Kreu i 89-shit pranoi se mund të ketë edhe largime nëse vijnë ofertat e duhura.
“Milot Avdyli mund të largohet nëse vjen oferta e përshtatshme. Do të isha shumë i kënaqur nëse vjen ndonjë klub serioz që do t’i ndihmonte për tu zhvilluar” u shpreh Zeka.
/Indeksonline/