75 Mall Live Search
14:55 / E Martë, 02 Korrik 2024 / L K

Trepça 89 rikthen në Kosovë trajnerin e njohur, prezantimin e tij e bën më ndryshe

Trepça 89 ka rikthyer në futbollin kosovar trajnerin shqiptar nga Maqedonia Veriore, Xhengis Rexhepi.

“Marrëveshja është arritur pas diskutimeve dhe planit afatgjatë të Klubit tonë për rikthimin e Klubit në kohën e lavdishme.
Rexhepi ka një karier të pasur si futbollist dhe më pas si Trajner i disa klubeve të njohura.
Në vitet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës te KF Feronikeli 74, KF Liria, KF Dukagjini dhe KF Llapi, por në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e stafit të Kombëtarës së Maqedonisë së Veriut dhe klubit të njohur turk Sivasspor.
Trjaneri i njohur do të ketë pranë vetit stafin e përbër nga Shpëtim Idrizi, Samir Sahiti dhe trajneri i portierëve Enver Salihi”, thuhet në njoftimin e skuadrës mitrovicase./Indeksonline/