75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Trepca 89 shokon Dritën

Vetëm 7 minuta pas fillimit të ndeshjës mes Dritës dhe Trepcës 89, mysafirët kanë kaluar në epërsi me golin e Oto John.

Bekim Isufit ta sigurojë matematikisht që sot titullin duhet që Drita të mposhtë Trepça 89 dhe Prishtina të mos fitojë në transfertën prizrenase ndaj Lirisë.

Gjithsesi, në rast se dy skuadra e mbyllin me pikë të barabarta sezonin, pozicionohet më lart ekipi që ka goleavarazhin më të mirë, pra edhe nëse të dyja skuadrat fitojnë sot, Drita e ka +30 goleavarazhin aktual ndërsa Prishtina +20 dhe për të fituar titullin skuadrës kryeqytetase do të nevojitej një fitore me goladë në përballjen direkte të javës së fundit, diçka e pamundur të ndodhë.