Trepça ’89 transferon kampionin e trefishtë të Superligës së Kosovës

Skuadra e Trepçës ’89 ka bërë një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Mitrovica ka prezantuar transferimin e futbollistit, Albin Kapra, shkruan Indeksonline
Kapra luan pozitën e mbrojtësit të majtë dhe në të kaluarën ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme kosovare si FC Ballkani, FC Liria dhe KF Drenica.
Kujtojmë që 24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar tri herë titullin e Superligës së Kosovës me fanellën e Ballkanit./Indeksonline/