Trepça e Bashkimi pësojnë humbje, Prishtina shënon fitoren e tretë në garat evropiane
Tre skuadrat kosovare, Trepça, Bashkimi e Sigal Prishtina, kanë zhvilluar ndeshjet e radhës në gart evropiane të basketbollit.
‘Xehetarët’ humbasin ndeshjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup, ku Trepça u mund nga Anwil 87:97 në Mitrovicë.
Humbje ka pësuar edhe skuadra e Bashkimit, e cila u mposht pas vazhdimeve, nga skuadra e njohur franceze, Dijon.
Ndeshja që solli shumë emocione përfundoi 74:83, derisa koha e rregullt kishte përfunduar 68:68.
Nga ana tjetër, Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e tretë radhazi në ENBL.
Bardhekaltrit fituan si mysafirë të Slovan Bratislava me rezultat 73:78./IndeksOnline/

