75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Trepça e fiton ”dramën” ndaj Sigal Prishtinës

Trepça e ka fituar ”El Clasicon” e basketbollit kosovar ndaj Sigal Prishtinës.

Në ndeshjen e javës së 23-të, e cila u zhvillua në ”Pallatin e Rinise dhe Sporteve” në Prishtinë, ”Xehtarët” fituan me rezultat të ngusht, 78-75, shkruan IndeksOnline.

Deri në sekondat e fundit u zhvillua një ”dramë” e madhe mes të dyja skuadrave, ku Trepça siguroi fitoren vetëm tre sekonda pa përfunduar ndeshja.

Diamond Smith i Sigal Prishtinës ishte basketbollisti më i dalluar me 27 pikë, ndërsa te Trepça më i miri ishte Kevin Capers me 23 pikë.

Trepça është lider e tabelës me 44 pikë, ku ka 16 fitore radhazi.

Në anën tjetër, Prishtina renditet në vendin e tretë ne 37 pikë./IndeksOnline/