75 Mall Live Search
21:07 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Trepça e fortë për Proton Cable Prizrenin, kalon në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës

Trepça ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi fitoi edhe duelin e dytë ndaj Proton Cable Prizrenit, kësaj radhe me shifrat 95:61 (16:10, 21:17, 33:15, 25:19. Çerekfinalen e parë fituesit e Kupës e patën fituar 73:91.

Takimi i zhvilluar në Prizren, u dominua nga mitrovicasit, që pjesën e parë e fituan 37:27, derisa epërsinë e thelluan në pjesën e dytë, për të fituar bindshëm 95:61 dhe për të kaluar në gjysmëfinale.

Dardan Kapiti kishte dhjetë pikë e 11 kërcime te ‘Xehetarët’, derisa Erjon Kastrati shtoi 14 pikë, ndërkohë, te prizrenasit më i miri ishte Darryl Jordan me 16 pikë e nëntë kërcime.