Trepça e “shkatërron” Pejën, shkëlqen Darnell Edge

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore në derbin e javës në Superligën e Kosovës në basketboll.
Klubi nga Mitrovica mposhti lehtësisht në Palestrën “Minatori” kundërshtarin, KB Peja me rezultatin 94-77, shkruan Indeksonline
Koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje ishte, Darnell Edge me 33 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.
Te Peja më i miri në fushë ishte Larry Thomas me 15 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime./Indeksonline/
