75 Mall Live Search
21:05 / E Premte, 29 Mars 2024 / Gj. Sh

Trepça finalistja e dytë e Ligës Unike, fiton klasiken ndaj Prishtinës

Trepça ka prekur finalen e madhe të Ligës Unike.

”Xehtarët” në gjysmëfinale shënuan fitore ndaj KB Prishtinës, me rezultat 83-80, shkruan IndeksOnline.

Dante Clark i Prishtinës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje me 24 pikë, derisa te Trepça u dallua Darnell Edge me 19 pikë.

Në finalen e madhe, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, e cila më herët eliminoi KB Pejën./IndeksOnline/