75 Mall Live Search
19:17 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Trepça finalistja e parë e Kupës së Kosovës

Skuadra e Trepçës është finalistja e parë e Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen gjysmëfinale, e cila u zhvillua në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, ”xehtarët” shënuan fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat 72-59, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar te Treça ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, ndërsa te skuadra suharekase u dallua Alonso Verge Jr me 18 pikë.

Në finale Trepça e pret fituesin e ndeshjes Bashkimi – Sigal Prishtina, e cila nis nga ora 20:00./IndeksOnline/