21:36 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Trepça fiton ”El Clasicon” ndaj Prishtinës, merr kreun e tabelës

Trepça e ka fituar ndeshjen ”El Clasico” të basketbollit kosovar ndaj Sigal Prishtinës.

Mitrovicasit fituan në Sallën “1 Tetori”, me rezultat 76-66, shkruan IndeksOnline.

Dardan Berisha ishte basketbollisti më i dalluar te Prishtina me 19 pikë, ndërsa te Trepça u dallua Mikaile Tmusic me 15 pikë.

Me këtë fitore, Trepça ka marrë kreun e tabelës me tetë fitore e dy humbje, kurse Sigal Prishtina renditet në vendin e pestëm, me pesë fitore dhe pesë humbje./IndeksOnline/